Dy pjepra të llojit “Yubari” kanë arritur çmimin gati 25,000 dollarë në një ankand tradicional që shënon fillimin e sezonit në Ishullin Hokkaido të Japonisë.
Ky ishte 22 herë më shumë se çmimi i vitit të kaluar, thanë të hënën organizatorët e ankandit.
Në madhësi të ngjashme me një pjepër të zakonshëm, pjeprat “Yubari” me të ngjashëm me portokallin janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël.
Vitin e kaluar, një pjepër i tillë ishin shitur për një çmim të pazakontë, krahasuar me çmimin normal që arrihet në fillim të sezonit. Çmimi i volitshëm ishte për shkak të krizës së koronavirusit.
Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër në Hokkaido dhe janë krenaria e rajonit. Të korrat fillojnë në maj dhe zgjasin deri në gusht.
Sipas raporteve të mediave lokale, këtë herë një prodhues i ushqimit për fëmijë paguan çmimin më të lartë. Pjeprat në ankand do të dhurohen për familjet me fëmijë të vegjël të cilët më parë ishin zgjedhur përmes një shorti në internet.
Shefi i ndërmarrjes së ushqimit për fëmijë tha që kohët ishin të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit, “por shpresoj që të bëheni më mirë me pjeprat.”/abcnews.al