Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç thotë se ushtria e Kosovës nuk është ende punë e përfunduar. Ai kundërshtoi ashpër edhe propozimin e Shteteve të Bashkuara për të larguar misionin UNMIK nga Kosova.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për mediat në Beograd, ka folur për për dialogun, ushtrinë e Kosovës dhe për njohjet e Kosovës. Sa i përket themelimit të ushtrisë së Kosovës, Daçiq tha se nuk do të mbetet kështu. Ai pretendon se kjo nuk është punë e kryer vetëm me miratimet e bëra në kuvend. “Nuk pres të përfundoj në këtë mënyrë kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës” – u shprehë ministri serb.
Daçiç foli edhe për idenë e Amerikës për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova. Ai e kundërshtoi ashpër këtë propozim. “Amerika mund të shkruaj aq sa dëshiron, nuk ka ndryshim të rezolutës 1244 derisa Këshilli i Sigurimit nuk pajtohet. Meqë nuk ka konsensus, kjo nuk do të ndodhë”- u shpreh ai.
Gjithashtu foli edhe për takimin e tij në Austri, dhe pretendon se Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Daçiç komentoi deklaratat e Minstrit Nenad Popoviç se dialogu duhet të ndalet nëse Prishtina nuk heq dorë nga themelimi i ushtrisë. Sipas Ivica Daçiç deklarata të tilla nuk duhet të bëhen pa u konsultuar me Presidentin Vuçiç. /abcnews.al

