38-vjeçari Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.
Lexo edhe: EMRI/Detaje të reja nga plagosja në Vlorë, 38-vjeçari u qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar mëherët formularin për deklarimin e pasurisë.
Lexo edhe: Vrau dy prostituta në Itali, OFL i kërkon pasurinë të fortit të Vlorës me 5 akuza “mbi supe”
Edison Begaj rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
Kujtojmë se 38-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, ku edhe mbeti i plagosur në këmbë.
Begaj ndodhet në spital , ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së tij.
/abcnews.al/