Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Samantha Cristoforetti, gruaja e parë europiane që drejton stacionin hapësinor ndërkombëtar

schedule14:32 - 29 Maj, 2021

schedule 14:32 - 29 Maj, 2021

Samanta Kristoforeti do të jetë komandantja e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar gjatë ekspeditës së 68 në vitin 2022. Ky do të jetë misioni i dytë hapësinor për të, e cila bëhet gruaja e parë europiane që drejton këtë stacion.

Ajo u shpreh se ishte një nder përfaqësimi i Italisë dhe Europës dhe se ky emërim është një arsye më shumë kënaqësie profesionale. Ajo shtoi se do të përdorte eksperiencën e saj për të drejtuar ekuipazhin e përbërë nga persona të jashtëzakonshëm.


Samanta do të jetë e pesta mes austronautëve të ESA që komandon Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe e katërta e klasës së austronautëve të vitit 2009. Me 199 ditë dhe 16 orë, Cristoforetti mban gjithashtu rekordin për fluturimin më të gjatë pa ndërprerje nga një astronaut europian.

Vendimi i emërimit të ekuipazhit dhe rolit që çdo austronaut do të ketë në stacion, merren në dakordësi nga të pestë partnerët ndërkombëtarë: agjencia hapësinore amerikane NASA, ajo ruse Rokozmos, japonezja Jaxa, europiane ESA dhe kanadeze CSA.

Emërimi i saj vjen në kohë seleksionimi për austronautë të rinj. Pranimi i kërkesave është shtyrë deri në 18 qershor për të pritur Lituaninë si anëtare të regjistruar. Italinia është pjesë e ESA që nga viti 2008 – 2009./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!