Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gafa e gazetares: Sot vdiq shkrimtari im i preferuar William Shakespeare, 5 muaj pasi bëri vaksinën

schedule13:19 - 29 Maj, 2021

schedule 13:19 - 29 Maj, 2021

Shikuesit e një televizioni argjentinas të lajmeve u habitën kur dëgjuan se William Shakespeare, dramaturgu i famshëm anglez ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën Covid-19.

Në rast se po mendoni se çfarë nuk shkoi mirë, prezantueska televizive ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që mori vaksinën Pfizer, rreth 5 muaj më parë. Videoja e prezantues është bërë tashmë virale, duke i bërë të gjithë të qeshin.

William Bill Shakespeare doli në titujt kryesorë në dhjetor 2020 kur ai u bë i parë që mori vaksinën Covid-19, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan. I moshuari mori vëmendje në atë kohë edhe për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij.

Në një deklaratë në fillim të kësaj jave, familja e tij konfirmoi se ai kishte ndërruar jetë në Spitalin Universitar, Coventry, të njëjtin vend ku ishte vaksinuar, njoftoi The New York Times . Ndërsa shkrimtari Shakespeare dha frymën e fundit në 1616, 81-vjeçari thuhet se vdiq pasi pësoi një goditje në tru, disa ditë më parë.

“Ne po shkojmë në lajme që na lënë të gjithë pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij,”tha Novillo . “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze  për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit . Ka vdekur në Angli në moshën 81 vjeç, ”shtoi spikerja e lajmeve pa kuptuar gabimin e saj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!