Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i Covid në Vietnam

schedule10:06 - 29 Maj, 2021

schedule 10:06 - 29 Maj, 2021

Një variant i ri, kombinim i variantit indian dhe britanik dhe që përhapet në ajër është zbuluar në Vietnam, sipas ministrit të shëndetësisë. Vietnami ka arritur të mbajë në kontroll koronavirusin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, tani po përballet me një epidemi që po përhapet me një ritëm më të shpejtë.

Gati 3,600 njerëz janë infektuar në 31 nga 63 qytete dhe provinca që nga fundi i Prillit, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të rasteve në vend.

“Bazuar në sekuencën gjenetike te pacientët e diagnostikuar me Covide kohët e fundit, ne kemi identifikuar një variant të ri, i cili është një kombinim i variantit Indian dhe britanik,” tha ministri.

Deri më tani Vietnami ka regjistruar shtatë variante të virusit: B.1.222, B.1.619, D614G, B.1.1.7 (Britanik), B.1.351, A.23.1 dhe B.1.617.2 (Indian). Vendi i Azisë Juglindore ka regjistruar 6,396 raste dhe 47 viktima./abcnews.al