Komisioneri i Emergjencave në Itali: Vaksinoni nxënësit dhe studentët para se të nisë procesi mësimor

schedule21:46 - 28 Maj, 2021

schedule 21:46 - 28 Maj, 2021

Komisioneri i Emergjencave, Francesco Figliuolo ka bërë thirrje për vaksinim të studentëve.

Nisur nga faza e re e vaksinimit anti-Covid, ai deklaron se rajonet dhe provincat duhet të sigurojnë para fillimit shkollor, mbulimin maksimal të vaksinimit të nxënësve dhe studentëve .

Lexo edhe: Italia regjistroi 3,738 të infektuar dhe 126 raste fatale nga Covid-19 në 24 orë

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Figliuolo thotë se vaksinimi duhet të nisë nga mosha 12-vjeç e lart.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 3, 738 raste të reja nga 249, 911 teste të realizuara.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 126 persona humbën jetën gjatë 24 orëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!