Në muajt e parë të vitit 2021, të dhënat tregojnë se në Itali ka pasur një rritje të dukshme të aksidenteve në punë.
Instituti Inail, raporton se nga muaji janar deri në prill janë shënuar 306 aksidente me pasoja fatale.
Sipas studimit të publikuar, gjatë këtyre muajve ka pasur një rritje me 9,3% të aksidenteve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjithashtu Inail sqaron se në këtë raport janë regjistruar edhe humbjet e jetëve për shkak të pandemisë Covid, një numër i konsiderueshëm, veçanërisht në mars të vitit 2020.
Ndër sektorët më të prekur, raportohet se është shëndetësia, e cila dallohet për numrin e lartë të ngjarjeve fatale, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë rajonet me nivelin e ulët të aksidenteve janë Valle d’aAosta , ndjekur nga Provinca e Trentos, Piemonte dhe Lombardia, ndërsa rritje të qëndrueshmeve të aksidenteve në punë me pasoja fatale për jetën, ka pasur në Molise, Bazilicata dhe Campania.
/abcnews.al/