Komision Hetimor ka miratuar raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky raport do t’i dërgohet tashmë Kuvendit. Në raport, kërkohet shkarkimi nga detyra i kreut të shtetit, për shkelje të renda të Kushtetutës.
Deputeti Spartak Braho mbështeti përfundimet e arritura, ndërsa theksoi se Presidenti ka rënë moralisht.
Lexo edhe: Raporti përfundimtar për Metën, Hyseni: Thirrje të hapura kundër maxhorancës, nxiti konflikt
“Presidenti nuk ka kompetencë të jetë garant i kushtetutës, Meta ka rënë moralisht. Nuk ka funksionuar si president. Vlerësoj punën e kryer me radhë , të kryetarit, të sekretares, të nënkryetarit dhe tërë kolegëve të cilët mendoj kane qenë seriozë në punën e tyre,” tha Braho.
Vlerësimin e saj për raportin e dha gjithashtu edhe Vasilika Hysi, ndërkohë theksoi se askush nuk do të dëshironte të ishte pjesë e këtij komisioni për të shkarkuar presidentin e vendit. g.v/abcnews.al