Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të premte është takuar me ministrin gjerman për Evropën Michael Roth.
Në deklaratën e tij Basha thekson se si mundësi të artë alternativën që PD i ofroi qytetarëve më 25 prill.
Kryedemokrati gjithashtu foli dhe për masakrën zgjedhore të 25 prillit, ku ka kërkuar nga ministri gjerman që të denonconte blerjen e votave.
Ndërkohë që ka theksuar se deri më tani opozita ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë për integrimin.
LEXO EDHE: Roth: I besojmë ODIHR për zgjedhjet, me 22 qershor shpresojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë
“Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët dhe për demokracinë dhe për të ecur para me procesin e integrimit evropian të vendit. Për mua nuk ka asnjë mundësi tjetër sesa procesi i integrimit evropian që është i bazuar te arritjet dhe për fat të keq nga këto zhvillime Shqipëria ka mbetur në vend numëro për vite për shkak të kushteve të vendosura që janë rënduar më shumë me zgjedhjet e 25 prillit. Opozita ka bërë gjithçka siç është konsensusi për reformën në drejtësi dhe atë të 5 qershorit por që qeveria i shkeli me këmbë. Ajo që i kërkova ministrit Roth është që të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit për të mos lënë që Shqipëria të jetë e mbushur me drogë në Parlament”,ka thënë Basha. e.su./abcnews.al