Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Palmer të hënën në Prishtinë, takojnë Kurtin e Osmanin

schedule08:03 - 28 Maj, 2021

schedule 08:03 - 28 Maj, 2021

Në kuadër të dialogut me Serbinë, i dërguari i posaçëm i BE Miroslav Lajçaksi dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer do të vizitojnë të hënën Kosovën.

Sipas mediave vendase mësohet se zyrtarët e lartë ndërkombëtarë do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ata do të takojnë kryeministrin Kurti si dhe presidenten Osmani. Palmer e Lajçak u takuan të mërkurën në Bruksel.

Siç njoftoi Lajçak, në këtë takim temë diskutimi ishte pikërisht dialogu mes Kosovës e Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!