Në kurriz çantat plotë me kanabis, policia greke arreston dy shqiptarët

schedule20:00 - 27 Maj, 2021

schedule 20:00 - 27 Maj, 2021

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafik droge në Greqi. Dy të arrestuarit mësohet se janë M. L., 41 vjeç banues në Durrës dhe A.M., 38 vjeç, banues në Mirditë.

Ata janë kapur me një sasi prej 38.3 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. Një person i tretë, bashkëpunëtor i këtyre dy shtetasve, është larguar pa u kapur. Policitë e dy vendeve vazhdojnë operacionin për kapjen e tij.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe Drejtorisë së Policisë së Janinës, falë shkëmbimit dhe ndjekjes në kohë dhe me profesionalizëm të të dhënave dhe informacioneve që dispononte Policia Kufitare e Kakavijës, nga forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Janinës, në zonën malore të quajtur Mavrovounio, Janinë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i dy personave në fjalë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!