U lirua nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Genc Tafilit

schedule13:43 - 27 Maj, 2021

schedule 13:43 - 27 Maj, 2021

Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në qeli të Genc Tafilit pas vendimit të Gjykatës së Apelit pak ditë më parë për rrëzimin e kërkesës së tij për lirim me kusht nga qelia. Gent Xholi ka firmosur urdhri për arrestimin e Tafilit.

Genc Tafili u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha në 7 nëntor të vitit 2017, pas 17 vitesh pas hekurave për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Shkodër.

Ai la qelinë kur i kishin mbetur edhe tetë vite pa kryer nga dënimi. Tre vite më parë prokuroria e Krujës ankimoi vendimin e Hoxhës duke e cilësuar atë në kundërshtim të hapur me ligjin.

Pak muaj më parë, gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK, me akuzën e përfshirjes në korrupsion për lirimin e të dënuarve pa përmbushur dënimin. /mv.abcnews.al