Tinotendaishe Makiriyado me origjinë nga Afrika jeton prej disa vitesh në Shqipëri. Ai është bërë i njohur për shqiptarët me videot që realizon në TikTok. Këtë të enjte, ai ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku ndau detaje nga eksperienca në vendin tonë.
“E shijoj Shqipërinë më shumë sesa miqtë e mi shqiptarë. Për mua është një vend i ri, kam shumë gjëra që mund të bëj, që si kam parë ndonjëherë në jetën time.”, thotë ai. Kur u pyet nga moderatori Alban Musa se çfarë i ka bërë më shumë përshtypje kur ka ardhur në Shqipëri, ai tha se mikpritja e qytetarëve.
“Do të thoja mikpritja. Në një prej javëve të para në Shqipëri, një mik në Pogradec m’u afrua dhe më dha një teke raki. Kjo nuk ndodh në Shtetet e Bashkuara. E provova rakinë dhe më dogji fyti.“, tregoi ai. Duke u ndalur tek ushqimi ai tregoi dhe i pëlqen tava e kosit dhe pilafi.
Më tej ai u ndal dhe tek fama që ka marrë përmes TikTok-ut. Ai tregoi se gjithçka nisi pas një videoje që realizoi me këngën e famshme “Hajde Luj Qyqek”.
“Filloi gjatë karantinës sepse nuk kisha çfarë të bëja. Më pëlqeu kënga Qyqek, fillova ta regjistroja dhe që atëherë fillova ta regjistroja. “, tha i riu. /abcnews.al