Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është parë të hyjë Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I pyetur nga gazetarët e pranishëm aty, për arsyet e vizitës së tij në këtë institucion, drejtori Ardi Veliu e quajti atë normale, duke u shprehur për prokurorët “Bëjmë takime. I kemi partnerë”.
Po sot në mëngjes, drejtori i policisë kriminale në policinë e shtetit. Eduard Merkaj ka qenë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku sipas burimeve është takuar me prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Një ditë më parë, ministri i Brendshëm paralajmëroi operacione të rëndësishme policore, në bashkëpunim edhe me partnerët e huaj./abcnews.al