BE i mohon hapësirën ajrore, ulet në Rinas avioni me pasagjerë nga Bjellorusia

schedule16:51 - 26 Maj, 2021

schedule 16:51 - 26 Maj, 2021

Ka mundur që të ulet në aeroportin “Nën Tereza” avioni i ardhur nga Bjellorusia edhe pse vendet e Bashkimit Evropian i kanë bërë “bllok” në grup në hapësirat e tyre ajrore, për fluturimet e këtij shteti, në formë sanksionesh kundër regjimit të diktatorit Aleksandër Lukashenko.


Pamjet ku shihet se avioni nga Minsk ka kaluar edhe mbi Hungari.

Mbërritja e avionit nga Bjellorusia në Rinas ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme. Ndërkohë itinerari që avioni me numrin serial të fluturimit B28384/BRU8384, ka kaluar nga hapësira ajrore e Hungarisë, një vend i Bashkimit Evropian, por që mesa duket ka lejuar që kësaj radhe fluturime bjelloruse të kryhet duke përdorur hapësirën e saj ajrore.

Ndërkohë siç mëson Abcnews.al, avioni nga Bjellorusia pasi në orën 15:65 ka kryer uljen në Rinas, rreth orës 16:35 është nisur sërish për në fluturim me destinacion Minskun e Bjellorusisë. Avioni Bjellorus që u ngrit nga Rinasi me destinacion Minsk edhe gjatë kthimit ka kaluar përmes një shteti të BE, pra duke kaluar mbi Rumani.


Pamjet nga nisja e avionit bjellorus, nga Rinasi me destinacion Minskun.

Sanksionet nga BE për Bjellorusinë erdhën pas diskutimeve në Bruksel duke vendosur që t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. Kujtojmë se sanksionet erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it  në Bjelloruis që çoi në arrestim e një gazetari opozitar të regjimit aktual bjellorus.


Pamjet ku avioni bjellorus ka kaluar edhe mbi Rumani.

BE kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!