Mjeku kardiolog Edvin Prifti ka fituar në Apel të drejtën për të dhënë mësim në universitetin publik të mjekësisë.
Ndërkohë e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut i është lënë ende e pezulluar deri në përfundim të hetimeve. Mjekut kardiolog iu sekuestruan 380 mijë euro dhe u vu nën hetim me dyshimin për evazion fiskal e korrupsion ne radhët e bluzave.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka vendosur sekuestrimin pasurive të mjekut Edvin Prifi. Konkretisht GJKKO ka vendosur sekuestro mbi llogaritë rrjedhëse dhe subjekteve tregtare në pronësi të Priftit që kapin vlerat e 51.479.368 Lek dhe 177.497 Euro. /abcnews.al