Nuk kanë muguar reagimet e shumta nga Beogardi zyrtar menjëherë pasi parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash tre projektligjet që i lejojnë vendit që të ketë ushtrinë e tij dhe ministrinë e mbrojtjes. Sipas ministrit serb të mbrojtjes Vulin, tashmë në kosovë terroristët po marrin armët në duar. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin a reaguar ashpër pasi parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.
Ai deklaroi se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë. Sipas tij, deri në momentin që Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.
Vulin theksoi se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të nënkuptonte që terroristët e papenduar, të kenë mundësi të përsërisin krimet e tyre. 101 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro, tre projektligjeve për transformimin e FSK-së, ndërsa deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e parlamentin në momentin që këto projektligje u hodhën në votim./abcnews.al