Specialistët kërkojnë rishtetëzimin, ministria tregon ç’do të ndodhë me uzinën e Ballshit dhe naftëtarët

schedule21:27 - 25 Maj, 2021

schedule 21:27 - 25 Maj, 2021

Naftëtarët e Ballshit, pas një kalvari të mundimshëm mbajnë ende shpresë në premtimin e qeverisë Rama për rivënien në punë të rafinerisë. Në maj të vitit 2020, ndërsa punonjësit protestonin, ministrja Balluku premtoi për rimëkëmbje të uzinës, duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje mes “Allum Enterprises” dhe furnitorit të mundshëm Bankers Petrolium.

“Vetting” kontaktoi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës për të kuptuar se në ç’fazë janë sa i përket gjetjes së investitorëve të mundshëm, nëse ekziston mundësia e riblerjes së uzinës nga shteti, dhe çfarë do të ndodhë me naftëtarët pas periudhës së pagës ndihmëse prej 40 mijë lekësh. Përgjigja është si më poshtë:

“Sqarojmë se, shteti nuk ka aksione tek Kombinati i Naftës, Ballsh. Gjithashtu theksojmë se pronar i KPTHN Ballsh është Banka Credins sh.a. Aktualisht nuk është në politikat tona shtetëzimi i pronës private, për qëllime biznesi. Mbas përfundimit të periudhës së pagës prej 40 000 lekë (plus sigurime 55 500 lekë) në muaj për një periudhë 1 vjeçare do të zbatohen të gjitha dispozitat ligjore në fuqi në lidhje me punonjësit e KPTHN Ballsh.

Ndërkohë po bëhen të gjitha përpjekjet me palët e interesit dhe po inkurajohen ato për rivënien në punë të KPTHN Ballsh, megjithatë nuk kemi ndonjë propozim konkret për rivënien në punë, pavarësisht interesit të shfaqur nga disa investitorë”, shkruan ndër të tjera MIE.

……………

Ky investigim është prodhuar në kuadër të suportit financiar të dhënë nga projekti Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e Albania Quality Journalism, Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra Fol, mbështetur nga U.S. Embassy-Tirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!