Vitesse nuk u ndahet shqiptarëve, firmos për 3 vite me një mesfushor

schedule20:41 - 25 Maj, 2021

schedule 20:41 - 25 Maj, 2021

Vitesse është e dashuruar me shqiptarët. Pasi më parë ka shkëlqyer Milot Rashica dhe sezonin e fundit Armando Broja, një tjetër i është bashkuar për 3 vitet e ardhshme.

Klubi holandez ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit me origjinë shqiptare, Toni Domgjoni. I lindur në Kroaci, 22-vjeçari më parë ka luajtur me moshat e Zvicrës, deri tek ekipi U21.

Mesfushori qendror ishte pjesë e Zurich në katër sezonet e fundit dhe luajti 105 ndeshje në kampionat, 9 në kupë dhe 7 në Europa League.

Sot Vitesse ka firmosur me të për 3 vite, me opsion për ta zgjatur kontratën edhe për një tjetër sezon. Domgjoni, pasi ka nënshkruar, ka thënë edhe fjalët e para për këtë lëvizje:

“Pas 4 sezonesh dhe më shumë se 120 ndeshjesh me fanellën e FC Zurich, mendova se ishte koha e duhur për të hedhur një hap të ri.

Pas bisedave me Vitesse, shumë shpejt pata një ndjenjë të mirë. Pres që të shkoj në Evropë me klubin dhe të shfaqem mirë në kampionat”.

Vittese do tentojë ta mbajë edhe Armando Brojën dhe bisedimet me Chelsea për ta mbajtur në huazim sulmuesin edhe për një sezon kanë nisur. /abcnews.al