Takimi i parë ballë për ballë midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin do të zhvillohet muajin tjetër në Zvicër. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë të martën, ndërsa administrata dhe Kremlini po përgatiten për samitin.
“Presidenti Biden do të takohet me Presidentin Putin në Gjenevë, Zvicër në 16 Qershor 2021. Udhëheqësit do të diskutojnë gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Takimi i pritur do të vijë në përfundim të udhëtimit të parë ndërkombëtar të Biden që nga marrja e detyrës.
Shtëpia e Bardhë dërgoi këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Gjenevë këtë javë për t’u takuar me homologun e tij rus, thanë zyrtarët, ndërsa po përgatiten për takimin midis Biden dhe Putin.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi vendndodhjen përfundimtare të qytetit pritës.
Takimi i nivelit të lartë vjen gati tre vjet pasi Putini u takua me Presidentin e atëhershëm Donald Trump në Helsinki, Finlandë. Zyrtarët thanë se takimi me Biden do të duket shumë ndryshe nga ai I samitit të korrikut 2018, gjatë të cilit Trump doli në krah të Putinit dhe foli hapur për zbulimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet 2016. /abcnews.al/