Tentoi të vrasë punëtorin e rrugës duke e përplasur me makinë, gjykata lë në burg 67-vjeçarin

schedule09:00 - 25 Maj, 2021

schedule 09:00 - 25 Maj, 2021

Është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës, 67-vjeçari Ded Doçi i cili tentoi të vrasë një punëtor të firmës mirëmbajtëse në rrugën e Kombit duke e përplasur me makinë.

Në seancën e gjyqit me dyer të mbyllura, 67-vjeçari ka pranuar se ka pasur konflikte mbi pronësinë e tokës ku janë kryer punimet, por ka mohuar të ketë përplasur qëllimisht punëtorin Nazmi Halila, duke e cilësuar ngjarjen si aksidentale.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka ka pranuar kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj duke lënë pas hekurave Doçin për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”./mv.abcnews.al