VIDEO/ Donte t’i shpëtonte kufizimeve të Covid-19, çifti indian mban dasmën në aeroplan

schedule19:53 - 24 Maj, 2021

schedule 19:53 - 24 Maj, 2021

Një çift indian ka mbajtur ceremoninë e martesës në një aeroplan i cili ishte në ajër, ku kishte më shumë se 160 persona të ftuar. Kjo pasi dyshja donte t’i shpëtonte kufizimeve të Koronavirusit.

Autoriteti i aviacionit në Indi ka filluar një hetim. Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) i tha Times of India se stafi i SpiceJet në bordin e fluturimit është pushuar nga detyra.

Një zëdhënës i SpiceJet i tha Indian Express se Boeing 737 u rezervua nga Madurai në Bangalore nga një agjent udhëtimesh për një udhëtim pas një martese.

Zëdhënësi tha se klienti u informua qartë për udhëzimet e Covidit për t’u ndjekur dhe i ishte refuzuar leja për çdo aktivitet që do të kryhej në bord.

Kujtojmë që shteti i Tamil Nadu ku thuhet se ka nisur fluturimi, vendosi kohët e fundit kufizime më të ashpra, duke kufizuar dasmat në 50 të ftuar./abcnews.al