Miratohen projektligjet për Ushtrinë e Kosovës, Lista Serbe largohet para votimit

schedule13:25 - 18 Tetor, 2018

schedule 13:25 - 18 Tetor, 2018

Parlamenti i Kosovës ka miratuar me shumicë votash krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe transformimin e forcave të sigurisë në Ushtri.

Në sallë ndodheshin 102 deputetë, 101 prej tyre votuan unanimisht pro në Ligjin për Mbrojtjen. Me shumicë votash përfundoi votimi në lexim të parë i Projektligjit që i mundëson Kosovës të ketë Ministrinë e Mbrojtjes, pasi deri tani ka pasur vetëm Ministrinë e FSK-së. Votimi i projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes është futur si pikë e parë e rendit të ditës pas kërkesës së opozitës.

Pak para votimit, pasi kundërshtuan hedhjen në votim të tre projektligjeve që bënë Kosovën me Ushtri dhe me Ministri mbrojtjeje, deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla. Në fjalën e tyre para votimit të gjithë deputetët u shprehën unanimë në mbështetjen për sa përket votimit pro, të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Tashmë hapi i radhës mbetet krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!