“Shqiptarët kanë hallin e Teas dhe Andit”, Revoltohet Besi: Nuk protestojnë për 15-vjeçaren e abuzuar

schedule22:06 - 23 Maj, 2021

schedule 22:06 - 23 Maj, 2021

Të dielën e sotme, moderatori i spektalit të humorit “Kosherja” ka zgjedhur për editorialin e tij temën e korrupsionit.

Ai ka reaguar ashpër ndaj indiferencës së shqiptarëve, të cilët nuk ngrenë zërin për çështje të rëndësishme nga lumi Vjosa, te taksat dhe deri te ngjarja tronditëse e ditëve të fundit, ku një 15 vjeçare nga Lezha përdhunohej prej muajsh nga pesë burra.

Gjatë fjalës së tij, Besi u shpreh se shqiptarët nuk protestojnë, por e vrasin mendjen për çështje të showbizit, nga emisioni “Përputhen” dhe deri te marrëdhënia e Mbretëreshës së Anglisë me Meghan Markle.

Monologu i Bes Kallakut:

Neve jemi popull që nuk na ndihet zëri i gojës more. Neve na vrit, na vidh, na rjep, nuk çohemi ne fare, sa do të na vrasësh. Ne çohemi, po patë luftë Palestina me Izraelin, jo atëherë dalim në protestë ne shqiptarët mo vëlla. Këtu Vjosa që është lumi më i egër në Europë, lumi i fundit duan ta bëjnë hidrocentral mo vëlla, nuk çohemi ne. Nuk çohet shqiptari me ndalu hidrocentralin në Vjosë, ama po u prekën pyjet në Amazonë po.

Këtu lumenjtë janë aq të ndotur sa të gjithë fabrikat i derdhin mbetjet e tyre në tunel dhe po na del peshku me katër koka, si oktapod. Nuk çohemi ne mo vëlla, se nuk e vret mendjen shqiptari për këtë gjë.

Shqiptari e vret mendjen kur ndahet Kim Kardashian nga Kaney West. A flet mbretëresha e Anglisë me Meghan Markle? Për këto e vrasim mendjen ne. Ne jemi popull që çdo lidër botëror do na dëshironte.

Nuk e vrasim mendjen ne shqiptarët se çfarë na bën pushteti. Rama e ka bërë mullarë, qeveria e ka bërë mullarë. Ne themi si ka vesh çitjane ai. Kjo na vret syrin neve. Na vret mendjen neve. Ne nuk duam fare që të ketë sherr mes shokut Rama, mes shokut Meta, mes shokut Basha, çfarë të doni jua japim ne, vetëm ju mos u zini. Vetëm ju rrini rehat, vetëm ju mos e vrisni mendjen për ne, se mbajmë ne siç kemi mbajt deri më sot.

Po nuk çohen shqiptarët mo vëlla, po nuk protestojnë shqiptarët se kanë halle të tjera, kanë halle më të mëdhaja. Shqiptarët kanë hallin e Teas, kanë hallin e Andit, kanë hallin e Beartit, kanë hallin e Besit. Kanë hallin ku i bëri pushimet ky, ku i bëri pushimet ai, a kishte veshur mbathje ajo e showbizit, apo s’kishte veshur. Nuk e vrasin mendjen shqiptarët për çfarë duhet vrarë mendja. Jo vetëm një rast, po rast i përsëritur, kur nuk çohen, kur nuk protestojnë për mostra që abuzojnë me 15-vjeçare dhe minorene. Atëherë e keqja do e marrë para këtë vend dhe do e marrë para gjithë këtë shoqëri shqiptare. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!