Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme do të shqyrtojë tre projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Kuvendit, përveç shqyrtimit të Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe atij për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në rend dite janë dhe 43 pika të tjera. Nuk dihet nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje do të marrin pjesë në seancën e sotme plenare. Bojkotimi i seancave të rregullta plenare nga këto dy parti, ka bërë që edhe në mbledhjen e fundit të mos votohen disa nga projektligjet për mungesë kuorumi./abcnews.al
Kosovë, sot shqyrtohen tre projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës
schedule10:45 - 18 Tetor, 2018
schedule 10:45 - 18 Tetor, 2018