Vetëm 4 emra nga 9 në garën e kreut të PD, Harxhi: Përjashtimi i kandidatëve akt i rëndë

schedule20:36 - 23 Maj, 2021

schedule 20:36 - 23 Maj, 2021

Kandidatja për kreun e PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit Edit Harxhi ka reaguar pas miratimit të katër emrave nga 9 që ishin në listën e kandidatëve.

Harxhi në reagimin e saj thekson se përjashtimi nga gara e kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë.

Ajo thekson se përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri është i pajustifikueshëm dhe i rëndë.

“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual”, thuhet në reagimin e Harxhit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!