Nga Ema Shazivari
Përdhunimet ndaj të miturve, janë ngjarje të përsëritura në vendin tonë. Kjo bëhet edhe më e rëndë kur përdhunimet ndodhin në grup, siç është edhe rasti i 15 vjeçares në Mirditë.
Sociologia Arjana Muça thotë se dënimi për këta persona nuk mjafton me heqjen e lirisë.
Sipas saj shteti duhet ti ndjekë edhe pas përfundimit të dënimit, pasi në shumicën e rasteve autorët nuk pendohen për veprën e kryer.
Sipas saj në pjesën më të madhe të rasteve, këta persona kanë kapërcyer fazën e seksualitetit, duke i manifestuar këto veprime në moshë madhore.
Sipas statistikave, mesatarisht çdo 5 ditë në vendin tonë përdhunohet një minoren./abcnews.al