Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, çfarë duhet të dini nëse do udhëtoni në jug të vendit

schedule07:30 - 23 Maj, 2021

schedule 07:30 - 23 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë nga Jugu i Mesdheut do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë. Për pasojë: dita do të paraqitet me mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Vetëm në zonat juglindore dhe verilindore herë pas herë do ketë vranësira por pa mundur të gjenerojnë shira.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në orët e para të ditë PO ashtu rritja vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30-31°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Dita e diel do të paraqitet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët duke filluar nga orët e para të ditës. Pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore dhe Jugore ndërsa pjesa tjetër e  territorit vijon me mot të kthjellët.

Rajoni dhe Europa

VIJON ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi Europën Qëndrore, Gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore duke kushtëzuar vranësira të dendura dhe reshje shiu, KU më të konsiderueshme reshjet do jenë në Ishujt Britanikë. NDERSA kthjellime dhe temperatura relativisht të larta do kenë vendet e Pellgut të Mesdheut.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime për pjesën më të madhe të territorit të MV por vranësira të lehta do ketë në zonat lindore. Parashikohet që duke ju afruar mesditës vranësirat të largohen edhe nga këto zona duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!