Ekzekutimi trondit Vlorën, policia: I riu vdiq në spital, autorët dogjën makinën, po i kërkojmë

schedule22:22 - 21 Maj, 2021

schedule 22:22 - 21 Maj, 2021

Delion Troqe 38-vjeç u ekzekutua përpara servisit të tij sonte në Vlorë. Policia në njoftimin për mediat deklaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” në rrethana ende të paqarta, ndërsa 38-vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Pas marrjes së informacionit, policia thotë se ka rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

ABC mëson se viktima kishte qenë dënuar më parë për drogë dhe një javë më parë ishte kthyer nga Spanja.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve./ db/Abcnews.al