Nga Ema Shazivari
Trombozat e venës, janë problematika shëndetësore të cilat shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Faktorët që i shkaktojnë, janë nga më të ndryshmit. Duke nisur që prej problemeve genetike, kryesisht tek të rinjtë, apo edhe mungesa e aktivitetit fizik.
“Shkaqet ose arsyet pse ndodh tromboza janë të ndryshme. Në moshat e reja mbi 20-vjeç, te moshat 30-40 vjeçare, janë përgjithësisht gjenetike. Në moshat mbi 40-vjeçare, rreziku për këtë sëmundje rritet. Nëse të moshat e reja 1/1000, ose 01% pësojnë tromboza, te moshat e mëdha arrin deri në 1%”, shprehet mjeku.
Në spitalin Hygeia, kjo problematikë mund të trajtohet duke evituar ndërhyrjen kirurgjikale. Mjeku kirurg kardiovaskular dr.Bledar Hodo i Spitalit Hygeia aplikon procedurën mini invazive ʺTrombektomia venoze rotacionale me kateterʺ nëpërmjet të cilës realizohet eliminimi i trombit që ka bllokuar venën në të cilën është vendosur.
“Trajtimi i trombozës me kateter ndodh në situate kur pacienti ka këmbën në gjendje kritike. Kateteri është një tel I hollë që vendoset brenda venës me anestezi lokale dhe me anë të një motori rrotullohet. Bën një dridhje brenda venës dhe e copëton trombin. Bashkë me holluesin që bën tromboliza, thërrimet që ka shkaktuar kateteri, tromboliza mundohet t’i ekzekutojë plotësisht”, deklaron ai.
Pacienti qëndron i hospitalizuar vetëm 24 – 48 h, kohë kjo pas së cilës hiqet filtri i vendosur në fillim të procedurës dhe më pas mund t’i rikthehet menjëherë aktiviteteve ditore. Në vijim mjeku specialist rekomandon trajtimin medikamentoz të pacientit me hollues gjaku ./Abcnews.al