Interi fitoi titullin kampion në Serie A, ndërsa sezonin e ardhshëm, përveç konfirmimit në Itali, do të tentojë të bëjë sa më mirë në Champions League, trofe të cilin zikaltrit nuk e fitojnë që prej vitit 2010.
Antonio Conte pret dhurata nga merkato, pasi dëshiron të ketë një kontingjent sa më të pasur lojtarësh. Një nga emrat që pëlqehen për prapavijën është Nikola Milenkovic, 23-vjeçari i Fiorentinës.
Shtatlarti, për të cilin ka pasur interesim edhe nga Milani në të kaluarën, dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë. GDS raporton se klubi nga Firence kërkon të paktën 25 milion euro për ta lënë të lirë.
Në garë për shërbimet e Milenkovic është futur edhe Juventusi. Bardhezinjtë e cilësojnë si një përforcim të rëndësishëm, me lojtarin ballkanas që do të formonte dyshen e mbrojtjes me De Ligt në të ardhmen. /abcnews.al