Të gjithë janë duke folur për këtë djalosh, dalin pamjet e arratisjes

schedule11:39 - 21 Maj, 2021

schedule 11:39 - 21 Maj, 2021

Bosi i kriptomonedhës turke “Thodex”, Faruk Fatih Ozer është një ndër personat më të kërkuar aktualisht në Turqi për shkak se dyshohet se është koka e një skeme të mëdha mashtrimi ku kanë avulluar miliarda dollar të shtetasve turq.

Autoritetet turke e shpallën atë në kërkim më datë 18 prill, pak orë pasi ai ishte arratisur nga Stambolli në drejtim të Shqipërisë me avionin e radhës, raporton abcnews.al.

Mediat turke kanë publikuar sëfundmi pamje nga kamerat e sigurisë ku ai duket se është tepër i qetë teksa kalon kontrollet e policisë, ndërsa më vete dyshohet se ka 108 milion dollar në formë kriptomonedhash të depozituara në një server.

Turku i “Thodex” dyshohet se mashtroi më shumë se 400 mijë investitorë, të cilët kanë investuar aty, por nuk mundën të marrin paratë mbrapsht sepse kompania bllokoi veprimtarinë në mënyrë të papritur.

Faruk Fatih Ozer dyshohet se fshihet në Shqipëri dhe për këtë qeveria turke ka dërguar këtu një specialist të policisë, i cili ka bashkëpunuar me shtetin shqiptar për zbulimin e vendit ku ndodhet dhe arrestimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!