Vjosa Osmani shkarkoi ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, e zëvendëson bashkëshorti i saj

schedule20:06 - 20 Maj, 2021

schedule 20:06 - 20 Maj, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e djeshme shkarkoi 12 ambasadorë të vendit në gjithë botën. Mes tyre është edhe ambasadori në Maqedoninë e Veriut, pas shkarkimit të Gjergj Dedaj.

Me shkarkimin e Dedajt nga postimi i ambasadorit në Shkup, Ambasada e Kosovës ka mbetur pa ambasador. E zëvendës shef i misionit në vendin fqinj të Kosovës është Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani.

Me largimin e Dedajt nga ambasada, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit të përkohshëm me punë është bashkëshorti i Presidentes Osmani.

Sadriu do të jetë shef i përkohshëm i Ambasadës deri në emërimin e ambasadorit të ardhshëm kosovar në Shkup. Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!