Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A kishte dijeni për vendimin e SHBA? Berisha flet për qëndrimin e Bashës: Rama dhe konspiracioni

schedule18:15 - 20 Maj, 2021

schedule 18:15 - 20 Maj, 2021

Një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për mediat ku njoftoi se do të ngrejë padi kundër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe se për këtë ka udhëzuar avokatin e tij Batonnier Jean Yves Leborgne në Francë për të nisur çështjen. “Unë kam hapur gjyq, le ti paraqesin provat para gjykatës” tha ai.

Por ai kishte dijeni Sali Berisha për vendimin e SHBA, referuar sfidës që i bëri Edi Rama 2 vite “nëse e kalon Oqeanin?”.

Problemi i zotit Rama, po unë e kam thënë dhe e them, ka pasur një tendencë për shkak të kundërshtimit që bëra të projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, projekt ogurzi, destabilizues dhe të jem krenar për qëndrimin që kam mbajtur, të kualifikohej qëndrimi im si konspiracion ndaj politikës së SHBA, por një unë gjithçka e kisha publike. Ata të cilët e iniciuan dështuan. Kjo ka qenë në dijeninë time, gjë për të cilën nuk mund të hiqja dorë” tha ai.

Por si e komenton Sali Berisha, qëndrimin e Lulzim Bashës për vendimin e SHBA-së? “Zoti Basha ka shprehur qëndrimin e tij, tani unë mendoj se PD një qëndrim do të shprehte dhe ai shprehu qëndrimin e PD-së, unë jam pjesë e asaj partie dhe atij grupi” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!