Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do ta lërë mandatin? Berisha: Të nxjerrin provat, por jo të montuara tek zyra e Ramës

schedule18:17 - 20 Maj, 2021

schedule 18:17 - 20 Maj, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu siç edhe njoftoi ka zhvilluar një konferencë për mediat pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij.

Lexo edhe: A e shtyu në “rrjetë” Donald Lu? Berisha: Dhëndri im i ka pronat e trashëguara nga gjyshja

Berisha deklaroi se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë që të ngrejë padi ndaj Sekretarit Blinken për shpifje publike, nga Gjykata e Parisit.

I pyetur nëse ish-kryeministri do të lërë mandatin pas shpalljes “non-grata”, ai tha se nuk i është paraqitur asnjë fatk, duke shtuar se do të konsideronte çdo provë, por jo ato të montuara sipas tij në zyrën e kryeministrit Rama.

“S’kam asnjë lloj komenti, përderisa po marr këtë masë. Në letrën që publikova dje kërkova të nxirrnin një fakt të vetëm. Por nuk kishin asnjë, zero prova.

Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës.

Por provat nëse kanë le t’i nxjerrin, kaq mund të them. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin para Gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, un jam një qytetar privat por me besimin tek drejtësia”, tha më tej Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se Blinken ka renditur akuza mjaft të rënda pa pasur asnjë provë dhe asnjë argument për këto akuza të cilat sipas tij nuk e ka bërë askush deri më sot, madje as kundërshtarët më të egër.

 “Sot ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu pa asnjë provë ka renditur akuza që nuk i ka renditur as edhe një kundërshtar më i egër”, tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!