Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të dënuar me 2 vite burg Adriatik Llallën, ish-kryeprokuror i Shqipërisë.
“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin” shkruan ambasada.
Llalla u akuzua për disa vepra penale; “refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrim parash, por në fund u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA. /abcnews.al/