Donald Trump? “Një i cmendur, racist, një pervers”. Është një stuhi e vërtetë Barack Obama që del në pah nga libri i Eduard Dovere, korrespondenti për politikën i revistës prestigjoze Atlantik. Obama është kapur në momente private teksa bisedon me këshilltarët më të besuar apo në momente që ndërhyn në disa evente për mbledhje fondesh gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale 2020.
Sipas britanikes Guardian që ka marrë një kopje të librit që pritet të dalë në treg javën e ardhshme, Dovere tregon se si Obama dhe pas disa vitesh nuk arrin të harrojë sulmet e miliarderit kur ai u ul në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008 si presidenti i parë afro amerikan në historinë e vendit.
Në atë kohë Trump mbështeste teori komplotistë duke vënë në dyshim certifikatën e lindjes së Obamës që sipas tij kishte lindur në Afrikë dhe jo në territor amerikan, dhe për këtë arsye nuk kishte të drejtë të bëhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zakonisht i përmbajtur për të shprehur kritikat e tij, Obama sipas Dovere, kur fliste privatisht nuk kursente ofendimet për Trump, duke e cilësuar ish presidentin amerikan si njeri me hënë, një maskara i korruptuar, duke iu referuar telefonatave mes Trump dhe Putin në kulmin e skandalit të Russiagate.
Në libër tregohet dhe një pjesë se si zonja e parë Jill Biden ishte shumë e zemëruar për mënyrën se si Kamala Harris, gjatë një debati për zgjedhjet paraprake brenda partisë demokratike, kishte sulmuar rivalin e atëhershëm Joe Biden: Kamala duhet të shkojë prapa diellit, është shprehur Jill duke folur për zv/presidenten e ardhshme të vendit./abcnews.al