Surpriza Hasani e pakënaqësi nga tifozët, Maqedonia e Veriut shpall listën për Europianin

schedule13:37 - 20 Maj, 2021

schedule 13:37 - 20 Maj, 2021

Maqedonia e Veriut para pak muajsh arriti kualifikimin e madh në Kampionatin Europian, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e vendit. Ashtu siç pritej pjesë e listës janë disa shqiptarë, teksa surprizën e bën prania e Ferhan Hasanit.

Mesfushori ka vuajtur për të gjetur formën fizike këtë sezon dhe vetëm në ndeshjet e fundit trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka nisur t’i japë më shumë minuta. Deri më tani ai ka grumbullua vetëm 208 minuta me Partizanin, por ka arritur të bindë trajnerin e Maqedonisë, Igor Angelovski ta bëjë pjesë të kombëtares për Europianin.

Befasia e madhe është lënia jashtë e Besart Ibraimit. Sulmuesi i Shkëndijës ka bërë shumë mirë këtë sezon, duke regjistruar plot 26 gola dhe 11 asiste, por nuk ka mjaftuar për të marrë një ftesë në Europian. Ndërkohë në listë nuk është përfshirë as mbrojtësi i Tiranës, Kristian Toshevski.

Ky i fundit nuk u thirr nga trajneri as në grumbullimin e fundit. As Doriev i Shkëndijës, autor i shtatë golave dhe tetë asisteve nuk ka merituar ftesë. Ndërkohë në listën e shpallur janë 5 shqiptarë: Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Enis Bardhi.

Ndërkohë tifozët në rrjetet sociale kanë kritika të shumta në lidhje me listën, teksa vëmendjen më të madhe e ka marrë lënia jashtë e Ibraimit, që ishte lojtari kryesor i kampiones së vendit, Shkëndijes.

PORTIERW: Stole Dimitrevski, Damjan Shishkovski, Riste Jankov.
MBROJTWS: Stefan Ristovski, Darko Velkovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zjakov, Ezgjan Alioski.
MESFUSHORW: Arijan Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikolov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniel Avramovski, Darko Ccurlinov, Marjan Radeski.
SULMUES: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Trickovski, Vlatko Stojanovski, Krste Velkovski, Milan Ristovski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!