Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “non grata” në SHBA, Balla: S’ka nevojë për komente, ta lëmë vendimin të bukur siç është

schedule12:20 - 20 Maj, 2021

schedule 12:20 - 20 Maj, 2021

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka komentuar sërish vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se vendimi i DASH për ta shpallur Berishën “non grata” duhet lënë pa asnjë koment apo nuancë “sepse është i bukur siç është, e aq i rëndësishëm siç është.” Balla u shpreh po ashtu se duhet kuptuar se kjo është mënyra që SHBA ka zgjedhur t’u japë mesazhe demokracive përkatëse.

“Ta lëmë  aq të bukur si është vendimi i sekretarit, dhe të mos hymë në asnjë koment apo nuancë, se është aq i bukur siç është e aq i rëndësishëm si është. Secili ta lexojë ashtu siç është. Duhet të kuptojmë se SHBA kanë zgjedhur këto instrumentesh për t’u dhënë mesazhe demokracive përkatëse. Ne nuk jemi të parët…Drejtësia duhet të bëjë detyrën e vet, pa asnjë lloj ndërhyrjeje, në paanshmëri të plotë.”

Kujtojmë se Taulant Balla ishte ndër të parët që reagoi ditën e djeshme pasi Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij do t’i ndalohet hyrja në SHBA, për “kryerjen e akteve korruptive që minojnë demokracinë.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!