“Mos, aman se kam fëmijë”, dëshmia e të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës: Ibrahim Lici e qëlloi në fytyrë

schedule11:41 - 20 Maj, 2021

schedule 11:41 - 20 Maj, 2021

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit, Ergys Malja, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën në lagjen Guerrile të Shkodrës.

Ergys Malja ka thënë se me datë 15 maj, gjatë drekës ka sjellë në banesën e tij një qëngj që kishte blerë në Postribë, pasi sipas tij ia kishte kërkuar Endri Mustafa.

“Më ka dhënë fillimisht 40 mijë lekë të vjetra e rreth orës 19:00, më dha edhe 70 mijë lekë të tjera.”

Më pas në dëshmi thuhet se atë ditë, të dy kanë biseduar për “punë hashashi”, pasi Ergysi i ka thënë Endrit se kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabisi 3-mujorsh në zonën e Livadheve ku edhe u gjet i vrarë 32-vjeçari. Droga sipas tij ishte mbjellë bashkë me dy shokë dhe donte të merrte hashashin.

LEXO EDHE: “Është pritë, mos dil”, paranoja e nënës së Endri Mustafës, çfarë i tha djalit natën e vrasjes

Endri mësohet se i ka thënë se do e ndihmonte ai që të merrnin dhe të çonin në shtëpi hashashin tek shtëpia e Ergysit për ta tharë. Pas kësaj bisede ata janë nisur për në banesën e tyre. Rreth orës 22:00, Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali si kod që Endrit ë dilte jashtë për tu nisur për në Livadhe.

Ata janë takuar pas banesës së Endrit dhe janë nisur në këmbë drejt Livadheve  duke kaluar rrugën dhe pasi kanë shkuar diku afër Livadheve dhe më pas kanë shkuar në një vend të quajtur Gropat e Eskavatorit, ku Ergysi i kishte thënë se ka hashashin.

Aty i ka dalë përpara Ibrahim Lici me armë në dorë dhe ka qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrire në tokë duke thënë “Aman mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë”.

Por sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, Ibrahim Lici e ka qëlluar përsëri, madje edhe në fytyre duke i thënë “Qofsh i Xhenetit”.

Pas kësaj Ibrahim Lici është larguar me një motor nga vendi i ngjarjes, ndërsa Ergysi ka thënë se ka ikur me vrap për në shtëpi.

Sipas 15-vjeçarit, pasi ka shkuar në shtëpi i ka thënë babait se kishte qenë në lagje dhe se telefonin e kishte lënë në karikim.

Kujtojmë se lidhur me krimin e rëndë është shpallur në kërkim 28-vjeçari Ibrahim Liçi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Endri Mustafës. Ndërsa për Ergys Maljan rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!