Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 42 vjeçar të akuzuar për vjedhje.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale I.D., i cili ka vjedhur një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit T. M.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 42 vjeç, banues në Sarandë pasi dyshohet se në datën 19.05.2021, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka vjedhur një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit T. M”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al