Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel këtë të mërkurë është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev, por që në këtë takim nuk është caktuar asnjë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në.
Në këtë takim Michel është shprehur i përmbajtur edhe për zgjidhjen e kontestit bilateral mes Shkupit dhe Sofjes.
“E prita Zoran Zaevin dhe e njoftova se BE qëndron fuqishëm pas Maqedonisë në luftën kundër koronavirusit. Mbesim të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane dhe u pajtuam për rëndësinë e investimeve të financuara nga BE”, ka thënë Michel.
Zaev tha se Michel ka shfaqur gatishmëri që Maqedonia të ecë drejt BE-së në Samitin në qershor./abcnews.al