Pandemia e ka nxjerre zbuluar futbollin, që po përjeton një moment krize financiare. Gjatë mbylljes totale dhe ndalimit të ndeshjeve klubet nuk mund të përfitonin as nga e drejta televizive.
Vetë televizionet që paguajnë miliona për të blerë të drejtat e transmetimit të ndeshjeve kanë pasur vështirësi në likuiditet dhe tashmë Parlamenti Europian i ka dalë në mbështetje.
Luftimi i piraterisë është diçka shumë e rëndësishme, pasi në shumë vende nuk paguhet për të parë ndeshjet. Tashmë Parlamenti Europian ka miratuar një ligj për të hequr transmetimet e paligjshme, për më pak se 30 minuta.
Pronarët e të drejtave të autorit do të jetë në gjendje të raportojnë menjëherë. Në këtë mënyrë edhe abonimet do të rriteshin dhe ato do të mund të arkëtonin të ardhura të rëndësishme. /abcnews.al
? ÚLTIMA HORA | El Parlamento Europeo aprueba una herramienta para retirar las retransmisiones ilegales
⏰ Se retirarán en menos de 30 minutos
? Los propietarios de los derechos podrán denunciar las emisiones fraudulentas pic.twitter.com/bvYwn12Kcw
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 19, 2021