Suzuki Hayabusa është një nga motorët ikonikë që u lançua për herë të parë në vitet ’90. Motori që krijoi një traditë të tërë dekada më parë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e motoçikletave, po rikthehet sërish. Suzuki Hayabusa 2021 është më i mirë dhe më i shpejtë se kurrë në gjeneratën e tij të 3-të.
Suzuki njofton se Hayabusa e re është më e shpejta e të gjitha kohërave, duke arritur 100 km / orë në 3.2 sekonda. Motori i Hayabusa-s së re mbetet në 1,340 cc dhe ka një fuqi prej 190 kuaj fuqi. Korniza prej alumini e dy trarëve mbetet e njëjtë, pasi e ka treguar efektivitetin e saj përgjatë viteve.

Ndryshimi i vetëm është nënkorniza, duke e zvogëluar peshën totale me 700 gram. Ky model i ri vjen më një arsenal të madh eletronik që përfshin porgrame drejtimi, kontrollin e tërheqjes, sistemin kundër rrotave apo sistemin aktiv të kufizimit të shpejtësisë.
Ky sistem mund të rregullohet në mënyrë elektronike, duke e mbajtur motorin brenda kufijve të shpejtësisë. Modeli do të jetë i disponueshëm në 3 kombinime ngjyrash: e zezë dhe ari, argjendi dhe e kuqe si dhe e bardhë me blu. Përsa i përket çmimit, Suzuki Hayabusa kao një vlerë prej 21,495 eurosh.

/abcnews.al

