Presidenti amerikan Joe Biden ka kontaktuar sërish homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën në mëngjes, ndërkohë që situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë shqetësuese.
Gjatë komunikimit shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha atij se priste të shihte “një de-përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit në Gaza gjatë ditës”.
“Të dy udhëheqësit patën një diskutim të hollësishëm mbi situatën në Gaza, përparimin e Izraelit në degradimin e aftësive të Hamasit dhe elementëve të tjerë terroristë dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të qeverive rajonale dhe Shteteve të Bashkuara, ” tha deklarata e Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Biden i përcolli Kryeministrit Netanyahu pritjen e tij për një de-përshkallëzim të rëndësishëm sot, në rrugën e një armëpushimi,” shton deklarata. /abcnews.al