Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokati i Thaçit kërkon lirim të përkohshëm: Përse e ngritët aktakuzën kur nuk jeni gati

schedule12:54 - 19 Maj, 2021

schedule 12:54 - 19 Maj, 2021

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën Speciale, për ish-krerët e UÇK-së, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se nga ana e prokurorisë është kërkuar durim në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se ende nuk është sqaruar se deri në çfarë pike kanë arritur hetimet.

Ai gjithashtu theksoi se ish-krerëve të UÇK-së po i privohet liria.

Lexo edhe: Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon materialet! Prokuroria: Gati në qershor

Më tej ai kërkoi  lirim të përkohshëm për të akuzuarit dhe në momentin kur Prokuroria të jetë gati, atëherë sipas tij seanca mund të zhvillohet sërish.

“Prokuroria kërkon nga ne të kemi durim. Por unë nuk e kuptoj përse jemi këtu nëse ata nuk janë gati. Të akuzuarit kanë të drejtë të dinë se përse akuzohet. Dhe ne ende nuk e dimë, por Prokuroria na thotë se jemi duke bërë hetime. Ne duhet ta dimë për çfarë bëhet fjalë këtu. Në këtë pikë unë them që bëhet fjalë për njerëz që janë privuar nga prezumimi i pafajësisë. Të gjithë klientët tanë janë në paraburgim larg familjeve, dhe nuk janë njohur me akuzat. Atëherë duhet t’i kthehemi çështjes së lirimit të përkohshëm dhe pastaj kur Prokuroria të jetë mund të mblidhemi sërish.  Duke lejuar të ndodhe kjo gjë krijon një ide negative për të institucion”, tha Prosper.

Po ashtu përfaqësuesi ligjor në Gjykatën Speciale i ish-kreut të PDK-së Kadri Veseli, Ben Emmerson ka reaguar me kritika nga Prokurorisë.

“Në rastin e zotit Veseli, nuk ka asnjë akuzë se ka nxitur krime.  Sot katër burra kanë humbur të drejtën e tyre për një kohë të gjatë. Jemi në një situatë ku Prokuroria po vepron në mënyrë jo të duhur. Jo vetëm e akuzoi mbrojtjen padrejtësisht, por tani vijnë këtu dhe thonë që nuk mund ta fillojnë çështjen përpara se të jetë gati”,shtoi më tej ai, duke theksuar: “Ju kërkoj që këto burra të mos mbahen në paraburgim pa i filluar ende gjyqin”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!