Regbia kalon kufijtë, shqiptarë e malazezë bashkohen në kampionatin serb

schedule17:58 - 18 Maj, 2021

schedule 17:58 - 18 Maj, 2021

Regbia është një sport në zhvillim e sipër në vendin tonë. Janë krijuar disa ekipe, por Shqipëria nuk i ka ende kapacitetet dhe terrenet për të zhvilluar një kampionat vendas, por gjithçka e ka një zgjidhje.

Lojtarë të klubit të Tirana RL kanë “shtegtuar” në vendet fqinje dhe janë bërë pjesë e skuadrave malazeze, duke marrë pjesë në kampionatin serb të regbisë, një nga të vetmit në rajon.

Pas ndeshjes për mediet foli kreu i Federatës së regbisë në vendin tonë, Arnaldo Telo, që tregon se po negociohet që Tirana RL të marrë pjesë në ligën e regbisë në Greqi.

“Ishte bashkëpunim i shkëlqyer. Ky ishte kthimi ynë në fushë që nga mbyllja prej pandemisë. Falënderoj federatën alazeze sepse ishte një eksperiencë e rëndësishme për lojtarët.

Ne jemi në kontakt të ngushtë me federatën greke që Tirana të luajë në kampionatin e tyre kur të hapen kufijtë dhe kjo të bëhet në mënyrë të sigurt”, tregon Telo. Ndeshjen e fitoi Partisani i Tivarit me shifrat 72-8, duke qenë një fitore shqiptarësh dhe malazezësh. /abcnews.al