Dy viktima dhe 83 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule15:47 - 18 Maj, 2021

schedule 15:47 - 18 Maj, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë Maqedoninë e Veriut nga 2.704 teste të kryera janë regjistruar 83 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 40 vetëm në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 259 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur dy pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.804 raste, prej të cilëve 146.302 janë shëruar, kurse 5.232 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në Maqedoni janë 3.270 raste aktive me virusin korona./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!