Gjermania jep 40 milion euro ndihma humanitare për në Gaza

schedule15:28 - 18 Maj, 2021

schedule 15:28 - 18 Maj, 2021

Gjermania u zotua të martën se do të japë 40 milion euro ndihma humanitare për qytetarët e Gazës, ku më shumë se 52,000 palestinezë janë zhvendosur pas sulmeve ajrore të fundit izraelite, sipas OKB-së.

Lajmi u bë me dije nga Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas përpara një takimi me homologët e tij të Bashkimit Evropian për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza.

Në të njëjtën kohë, Maas dënoi sulmet me raketa të Hamasit ndaj Izraelit dhe theksoi se vendi ka të drejtë të mbrojë veten.

Egjipti, ndërkohë, do të shpenzojë 500 milion dollarë në përpjekjet e rindërtimit në Rripin e Gazës, tha të martën presidenca egjiptiane.

Kompanitë egjiptiane do të marrin pjesë gjithashtu në punë, njoftimi erdhi pas një takimi midis Presidentit Abdel Fattah al-Sisi, Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe Mbretit të Jordanisë në Paris. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!